Aksident në Rasoman, humbin jetën dy persona, tre janë të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një aksident të rëndë në komunikacion që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prilep-Gradsko dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar rëndë. Te të dy personat vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në terren ka intervenuar edhe Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Kavadari me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës.

Informatat fillestare për viktimat dhe të lënduarit në aksidentin për AIM e njoftoi mjeku Ratko Grkov, shef i Urgjencës në spitalin e Kavadarit.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë pas denoncimit për një aksident në afërsi të Rosomanit ka dalë ndihma urgjencës me tre ekipe. Përfshihen edhe punëtorët që nuk ishin në turn, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, tha Grkov.

Advertisement

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë një përplasje zinxhirore të katër automjeteve.

Më herët nga LAMM njoftuan se për shkak të aksidentit është ndërprerë komunikacioni në rrugën Prilep-Gradsko./Telegrafi/

Aksident në Rasoman, humbin jetën dy persona, tre janë të lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy