Aksident në rrugën Shtip-Mlladinovc, humbin jetën tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Shtip-Milladinovc, rreth gjysmë kilometër nga rruga me pagesë afër fshatit Kadrifakovë.

Deri tani janë konfirmuar tre viktima.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, thotë se nga Spitali Klinik në Shtip kanë marrë njoftim se lëndimeve të rënda iu ka nënshtruar edhe një grua 37-vjeçare.

Më herët u njoftuar se një vajzë 15-vjeçare dhe një 62-vjeçare kanë humbur jetën në vend nga përplasja e dy automjeteve. Numri i viktimave në aksidentin e trafikut ka arritur në tre, ndërsa aktualisht katër persona të lënduar janë të hospitalizuar në Spitalin klinik të Shtipit.

Advertisement

Komunikacioni në këtë pjesë nga Shtipi deri te kryqëzimi afër Kadrifakovës është i ndërprerë, ndërsa komunikacioni zhvillohet në rrugën e vjetër rajonale./Telegrafi/

Aksident në rrugën Shtip-Mlladinovc, humbin jetën tre persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy