Një banor tridhjetë e tre vjeçar i Kërçovës ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Dibër – Strugë.

Sipas informacioneve nga MPB, dje në orën 14:30, Stacioni i Policisë në Dibër është njoftuar se në rrugën rajonale Dibër-Strugë, pranë fshatit Otishani, në rajonin e Dibrës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Ducati” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga B.R. (33) nga Kërçova, dhe një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.G. (43) nga Shkupi”.

“Motoçiklisti ndërroi në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konfirmoi nj mjek i urgjencës. Lëndime trupore kanë marrë edhe shoferi B.G dhe bashkudhëtari i tij M.J.G (42) nga Shkupi, që janë diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës”.

“Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga Departamenti i Policisë së Dibrës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident në rrugën Dibër – Strugë, ndërron jetë një motoçiklist appeared first on Telegrafi.