Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, ka të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa persona të lënduar një aksident në komunikacion që ndodhi në rrugën rajonale afër fshatit Skudrinje. Pas inspektimit në vendin e ngjarjes, komunikacioni është normalizuar.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se sot rreth orës 14:00 është raportuar një aksident në komunikacion në rrugën regjionale Mavrovë-Dibër, në të cilin kanë marrë pjesë: një veturë “Audi” me targa të Strugës drejtuar nga V. C. (53) nga Dibra dhe një mjet transporti motorik-traktor “Duff” me targa të Shkupit, drejtuar nga J.D. (45) nga Shkupi. Në aksident, shoferi dhe dy udhëtarët në “Audi” morën lëndime trupore dhe u dërguan në spitalin e Dibrës për trajtim mjekësor.

Vendi i ngjarjes është inspektuar nga një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.
Gjatë inspektimit, komunikacioni për automjete të rënda motorike ishte ndërprerë./Telegrafi/

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, ka të lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy