Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje rreth orës 10:15 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Bukoviq, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Fiat Punto” me targa të Shkupit drejtuar nga L.R.(31) nga Shkupi dhe automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.D.(57) nga Shkupi. .

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i automjetit “Fiat Punto” L.R., ndërsa nga urgjenca mjekësore mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa drejtuesi i “Golfit”, B.D. është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka lëndime trupore.

Prokurori Publik dhe ekipi inspektues nga SPB Shkup kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit./Telegrafi/

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy