Aksident trafiku afër pikës kufitare Qafë Thanë, mbeten të lënduar dy banorë të Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të pikës kufitare Qafë Thanë, në kufirin shqiptaro-maqedonas, kanë mbetur të lënduar dy banorë të Strugës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Qafë Thanë -Pogradec, në afërsi të fshatit Piskupat.

Në aksident trafiku janë përfshirë vetura “Mercedes” e drejtuar nga V.A.(48), banuese në Strugë-Maqedoni dhe vetura “Golf” e drejtuar nga shtetasi shqiptar D.S.(22).

Dy drejtuesit e mjeteve dhe S.A.(46), banues në Strugë, pasagjer në mjetin “Mercedes”, kanë marrë lëndime, njofton agjencia e lajmeve “Balkan Web”.

Advertisement

Të plagosurit janë trajtuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe sipas informacioneve fillestare shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e papërshtatshme e lëvizjes sipas kushteve të rrugës.

The post Aksident trafiku afër pikës kufitare Qafë Thanë, mbeten të lënduar dy banorë të Strugës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy