Aksidenti fatal në Bllacë, 48 orë paraburgim për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vazhduar me vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi në rrugën Shkup-Bllacë.

Pas nxjerrjes së veturës “BMW” me targa të Kosovës dhe tre trupave të udhëtarëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e rastit.

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas aksidentit.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit i cili drejtonte veturën “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura nga Kosova.

Advertisement

Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.

The post Aksidenti fatal në Bllacë, 48 orë paraburgim për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy