Aksidentohet makina që barte ilegalisht imigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30 minuta është denoncuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, tek pika e pagesës Ramanovcë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Reno Megan” në pronësi të MPB-së dhe drejtuar nga një zyrtar policor dhe një makine të tipit “Volkswagen” pasat me targa të Tetovës , drejtuar një vozitës i panjohur.

Pas aksidentit drejtuesi i makinës me targa të Tetovës është dhënë në arrati, ndërsa në makinën e tij janë hasur 8 imigrantë nga Pakistani. Në vendngjarje kanë arritur menjëherë ekipe të SPB-Kumanovë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit

Aksidentohet makina që barte ilegalisht imigrantë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy