Aksion i dhurimit të gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Shkup në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e Ditës nacionale për shërbim dhe përkujtim të afërsisht 3000 viktimave nga sulmet terroriste në Nju-Jork më 11 shtator të vitit 2001, sot në Ambasadën e SHBA-së në Shkup u mbajt aksion i dhurimit të gjakut me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit për mjekësi të transfuzionit.

Në prani të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deputetëve, përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe të korit diplomatik, ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz theksoi se ky aksion është simbol i shkëlqyeshëm i partneritetit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe aktiviteteve të përbashkëta për sigurim të së ardhmes më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët e të dy vendeve. Është e përkushtuar, theksoi ajo, në dhuruesit e gjakut këtu në Maqedoni të Veriut, në SHBA dhe në botë sepse mu vullnetarët ishin ata të cilët dolën të parët në ndihmë shpëtimtarëve duke i rrezikuar jetët e veta në gjurmim të të mbijetuarve dhe për t’iu ndihmuar të lënduarve, duke e përfshirë edhe dhurimin e gjakut.

“Para 11 shtatorit 2001 ishte e paparamenduar se është e mundur të jemi të përgatitur për tragjedi të përmasave të tilla. Prej atëherë mësuam shumë për kërcënimet me të cilat përballemi në botë dhe për atë se si të jemi më të përgatitur për t’u përballur me çfarëdo lloj katastrofash të shkaktuara qoftë nga njeriu apo natyra. Dhurimi i gjakut është vetëm një shembull se si mund të kontribuojmë për përgatitje në raste të krizave, duke siguruar sasi të nevojshme të lëngut që shpëton jetë për ata të cilëve u nevojitet më së shumti”, tha Bërnz.

Ajo përkujtoi se këtë vit Ambasada e SHBA-së në Shkup punoi me partnerët e vet në Armatë dhe policinë në Maqedoninë e Veriut, në stërvitje për menaxhment krize të përmasave të mëdha me përfshirje edhe të personelit të Ambasadës me çka u mundësua edhe trajnimi për ndihmë të parë. Stërvitjet si kjo, sipas saj, paraqesin mjet i cili mundëson reagim të shpejtë dhe efikas në kushte të krizës për shpëtim të jetëve dhe preventivë nga dëmet e mëtutjeshme.

Advertisement

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti theksoi se ngjarja tragjike e cila ndodhi para 21 viteve është përkujtim i dhimbshëm jo vetë për popullin amerikan por edhe për tërë botën përparimtare, por edhe përkujtues se sa është me rëndësi të ndihmohemi në kushte të tragjedive, t’i mobilizojmë të gjitha resurset në shërbim të ndihmës për të lënduarit de të pësuarit.

Në këtë aksion, i cili është i 12-ti me radhë, gjak dhuruan ambasadorja, personeli i Ambasadës, si dhe një pjesë e mysafirëve të pranishëm. Aksioni do të vazhdojë tre ditë në “Dare Xhambaz”, ku gjak do të dhurojnë pjesëtarët e Armatës, policisë, por edhe çdo qytetar i interesuar.

Aksion i dhurimit të gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Shkup në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy