Aliu: Balancuesi për punësime etnike po keqpërdoret, duhet të zëvendësohet me zgjidhje tjetër ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Balancuesi për punësime mbi baza etnike nuk e bënë punën si duhet dhe si i tillë duhet të ndryshohet me zgjidhje tjetër ligjore, me të cilën kualifikimi i aplikuesit do të jetë prioritet para përkatësisë etnike”.

Kështu thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, në lidhje me balancuesin për punësime. Aliu në intervistë për “REL” thotë se sistemi i meritës duhet të jetë në vend të parë.

“Pra kështu po keqpërdoret balancuesi edhe sot për fat të keq. Dhe për dy arsye. E para është një mundësi e garantuar me Kushtetutë për secilin prej nesh, dhe ajo është të ngrihesh në mëngjes për t’u ndjerë ashtu siç dëshiron dhe kjo ndjenjë lidhet me një vend të lirë pune. Momenti i dytë lidhet me mentalitetin tonë dhe këtu personalisht e lidh me arsimimin, vlerat familjare, etj. Ti e di që ndryshimi i kombësisë për hir të interesit të tregon shumë për atë profil të një personi”.

“Së pari, se ai profesionalisht nuk është i përshtatshëm për t’u punësuar diku dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë kombësinë, dhe momenti i dytë është profili i qëndrueshmërisë së personave që nesër do të reflektojë negativisht në atë vend pune. Po, është e vërtetë që po abuzohet, nuk kemi mekanizma për ta parandaluar”, tha Aliu.

Advertisement

Ai shtoi se një nga masat në ligjin e ri për të parandaluar keqpërdorimet me balancuesin është që çdo kandidat që dëshiron të punësohet në administratën publike, duhet të hap profil në Agjencinë për administratë. Ndërsa si pengesë tjerë për të mos keqpërdorur balancuesin është pamundësia për të përditësuar numrin amëz dhe përkatësinë etnike.

“Numri amëz nuk ndryshon dhe përkatësia etnike natyrshëm nuk duhet të ndryshohet, edhe pse kjo e dyta është çështje e ndjenjave. Dikush mund të thotë nesër se nuk ndihet njësoj si më parë. Kjo nuk është zgjidhje. Duhet të kemi një ligj dhe të heqim balancuesin si të tillë, sepse në realitet edhe ju edhe ne jemi të vetëdijshëm që po keqpërdoret dhe duhet të zëvendësohet me një zgjidhje ligjore tjetër”, tha Aliu./Telegrafi/

Aliu: Balancuesi për punësime etnike po keqpërdoret, duhet të zëvendësohet me zgjidhje tjetër ligjore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy