Ambasada amerikane: Zgjedhjet paraqesin hap të rëndësishëm drejt demokracisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi, Ambasada e SHBA-ve shkruan se “si zgjedhje të para të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë”.

“E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve. Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, nga fillimi i vitit, këto
zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë”, theksohet në qëndrimin e publikuar në Fejsbuk të Ambasadës amerikane në Shkup.

Nga Ambasada, gjithashtu, i shprehin falënderim ODIHR-së për vlerësimin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik./Telegrafi/

Advertisement

Ambasada amerikane: Zgjedhjet paraqesin hap të rëndësishëm drejt demokracisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy