Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Me padurim i presim ndryshimet në Kodin Penal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, për TV24 shprehet se do t’i shqyrtojnë ndryshimet në Kodin Penal ku parashihet ulja e dënimeve për keqpërodrimin e veprave penale dhe shoqërim kriminal e që dje u votuan në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

“Me padurim i presim t’i shqyrtojmë këto ndryshime dhe shpresojmë se janë të harmonizuara me standardet evropiane”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve për TV24.

Delegacioni Evropian dje u shpreh se nuk mund të komentojë për përdorimin e flamurit të BE-së për këtë rast.

“Ende nuk mund ta komentojmë përdorimin e flamurit të BE-së për këtë rast konkret, por rikujtojmë se përdorimi i kësaj procedure duhet të jetë e kufizuar me propozime që harmonizojnë legjislacinon e brendshëm me standardet dhe norat e BE-së”, thanë nga Delegacioni i BE-së.

Advertisement

Ndryshe, dje me 48 vota për dhe 36 kundër dhe 1 i përmbajtur në seancën e 125-të u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal./Telegrafi./

 

Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Me padurim i presim ndryshimet në Kodin Penal shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy