Ambasadorët në Maqedoni: Situata në Ukrainë nuk do të ngadalësojë procesin e anëtarësimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata në Ukrainë nuk do ta ngadalësojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Union, vlerësojnë ambasadori i BE-së Dejvid Gir dhe ambasadori francez në vend, Syril Bomgartner.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, të dy thanë se janë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe inkurajuan dialogun me Sofjen. Bomgartner theksoi se prioriteti i procesit të zgjerimit është në Ballkan, jo në Ukrainë.

Pas një fjalimi të veçantë për zhvillimet në Ukrainë, të pyetur për konflikte të mundshme në rajon, ambasadorët u përgjigjën se BE po merr masa për të parandaluar skenarë të tillë.

“Ka një lojë gjeostrategjike, që i referohet edhe stabilitetit të këtij rajoni. Kjo situatë mbart rreziqe jashtë Ukrainës, por si me çdo krizë, gjithmonë ka një avantazh – situata na detyron të mbajmë një qëndrim. Në një votim historik dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rezoluta që dënon agresionin u mbështet me 141 vota, me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që votuan pro”, tha Syril Bomgartner, ambasador i Francës.

Advertisement

“Shtetet anëtare evropiane dhe aleatët tanë kanë punuar një kohë të gjatë, për të pasur siguri në këtë rajon, kështu që ne po angazhohemi në dialogun Serbi-Kosovë. Kolegët e mi, së bashku me zyrtarët e SHBA-së, kanë bërë vizita të shpeshta në BeH kohët e fundit, për të hequr çdo rrezik përshkallëzimi. “Sa i përket imazhit më të madh, sigurisht, njeriu gjithmonë duhet të jetë i përgatitur”, deklaroi Dejvid Gir, shef i Misionit të BE-së.

Ambasadorët për vendin thanë se Maqedonia është një aleat, që shërben si shembull dhe partner serioz gjatë krizës ukrainase, duke shtuar se kriza është vetëm në fillet e saja. Ambasadori francez, vendi i të cilit kryeson aktualisht me BE-në, tha se prioritetet evropiane për momentin janë izolimi i agresorit, mbështetja për viktimën, mbrojtja e Evropës, por edhe mobilizimi i komunitetit ndërkombëtar./Alsat/

Ambasadorët në Maqedoni: Situata në Ukrainë nuk do të ngadalësojë procesin e anëtarësimit në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy