Analisti bullgar: Forcat retrograde në Shkup dhe Sofje nuk duan zgjidhjen e mosmarrëveshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analisti bullgar Vlladimir Vlladimirov beson se kushdo që ka ndjekur zhvillimin e mosmarrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë e di se shumë politikanë nga të dyja palët kanë kontribuar në këtë situatë.

“Kemi hyrë në një ngërç të tillë nga i cili do të jetë e vështirë për dalë. Mund të pretendoj se në këtë mosmarrëveshje morën pjesë forca të jashtme, vende të treta.

Kushdo që do të propozonte një zgjidhje me hapa të arsyeshëm në të dyja vendet do të sulmohej me fraza si tradhtar”, tha Vlladimirov për “TV Sitel”.

Sipas tij, forcat retrograde në të dyja vendet nuk duan që ne të zgjidhim mosmarrëveshjen.

Advertisement

“Mendoj se me këtë qasje të propozuar nga Petkovi, ka shumë mundësi që gjërat të hyjnë në një fazë miqësore dhe pragmatike, në të cilën duhet të jenë marrëdhëniet mes nesh. Jam optimist”, shton Vlladimirov./Telegrafi/

Analisti bullgar: Forcat retrograde në Shkup dhe Sofje nuk duan zgjidhjen e mosmarrëveshjes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy