Anesteziologu që xhiroi pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës pranon akuzat ndaj tij, thotë se është penduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anesteziologu nga Tetova, i cili publikoi live në “Tiktok” pacientet në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, i ka pranuar akuzat ndaj tij dhe në seancën e sotme gjyqësore ka thënë se është penduar.

Pasi anesteziologu pranoi fajin, gjykatësi vendosi që gjykimi të vazhdojë me fazën përfundimtare.

Anesteziologu akuzohet për dy vepra penale “incizim te pa autorizuar” dhe “punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës”, të dënueshme sipas Kodit Penal.

Gjykatësi i procedurës paraprake, të akuzuarit fillimisht iu caktua tetë ditë paraburgim që më vonë t’ia vazhdoj në 30 ditë paraburgimin. Vepra për të cilën akuzohet Dervishi, rrezikon dënim me burg deri ne pesë vjet./Telegrafi/

Advertisement

 

Anesteziologu që xhiroi pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës pranon akuzat ndaj tij, thotë se është penduar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy