Filipçe thotë se pacientët me COVID-19 nuk shërohen pas ditës së 14-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sqaron se kapacitet në Covid Qendrat janë gati të përmbushura. Ai tha se shërimi i pacientëve zgjat më shumë se muajt e kaluar, ndërsa shëndeti përkeqësohet nga dita e 12 deri në ditë e 14 nga infektimi.

“Të gjitha repartet janë gati të përmbushura, ka disa vende të lira. Hospitalizimi zgjatë më shumë për dallim kur më herët pas 14 ditëve pacienti në shumicën e rasteve konsiderohej i shëruar. Tani ka përkeqësim dhe edhe te pacientët më të rinj në ditën e 12, 13 dhe 14”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, gjendja me COVID-19 mund të përkeqësohet për shkak të festave dhe për këtë shkak masat ashpërsohen.

“Konsiderojmë se me festat që vijnë mund të komplikohet situata, dhe nuk dëshirojmë të lejojmë që gjatë kësaj periudhe të rëndohet sistemi shëndetësor”, tha Filipçe.

Advertisement

Ai shtoi se raste të mëdha ka në Kumanovë, Kërçovë, Manastir dhe Tetovë dhe ka rrezik të rëndohet sistemi shëndetësor./Telegrafi/

Filipçe thotë se pacientët me COVID-19 nuk shërohen pas ditës së 14-të shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy