Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Se a do të largohej nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në dhe nëse do të kthehej sërish në koalicionin e vjetër nëse LSDM-ja fitonte zgjedhjet, lideri i partisë politike Dostoinstvo, Stojançe Angelov tha se do ta bënte këtë, por për një pagë prej 5000 euro.

Në emisionin “Klan debat” në TV Klan MAqedoni, Stojanço Angellov ka folur edhe për arsyet pse ka vendosur të largohet nga koalicioni me LSDM-në dhe t’i bashkohet koalicionit të OBRM-PDUKM-së.

“Do të kthehesha në koalicion me LSDM-në, po të më donin si profesionist, por për një pagë prej 5.000 eurove. LSDM tregoi kapacitet të madh demokratik, por nuk arriti të kujdeset për atë që kërkuam: miratimin e ligjit për mbrojtësit. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kam kolegë dhe miq të mëdhenj si në LSDM ashtu edhe në BDI. Unë kam qenë kritik edhe kur kam qenë në Qeveri. Unë vij nga blloku i djathtë dhe LSDM-ja i dinte pikëpamjet e mia, por BDI ishte barra, e cila nuk e lejoi LSDM-në të punojë siç duhet. Një moment shumë i rëndësishëm është që Kovaçevski, ministrja Petrovska na dha përkrahje dhe kjo duhet të lavdërohet”, tha Angelov.

 

Advertisement

 

The post Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy