Angellov: Klubi “Vanço Mihajllov” u hap që të digjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angellov: Klubi “Vanço Mihajllov” u hap që të digjet

Drejtori i QMK-së dhe kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, konsideron se shumica e qytetarëve e arsyetojnë djegien e klubit bullgar “Vanço Mihajlov” në Manastir.

“Ky klub u hap me këtë qëllim, që t’i vihej flaka dhe të thyhej. Synimi i autoriteteve bullgare ishte që t’i vihej zjarri. Zgjedhja e një personi të diskutueshëm që në fillim është provokim. Lambe si i ri për arsyet e tij të njohura i vuri flakën. Emri “Vanço Mihajlov” është pjesë e historisë sonë dhe një nga kryetarët e OBRM-së. Ai është paraardhësi i Ljubço Georgievskit, nëse llogariten kongreset e OBRM-PDUKM-së”, tha Angelov në emisionin “Vetëm e vërteta”.

Sipas tij, nëse nuk do të ishte këngëtari Lambe Alabakovski, dikush tjetër do t’i nënshtrohej provokimit.

“Dëmi do të ishte më i madh nëse nuk do të lejohej hapja e klubit me një emër të tillë. Tani faji është individual. Alabakovski nuk duhej ta bëjë këtë. Unë e justifikoj revoltën e tij, por jo mënyrën se si reagoi. Ne jemi shtet dhe kemi mekanizma për t’i zgjidhur këto çështje madhore”, shtoi Angelov.

Advertisement

Ndryshe, klubi bullgar me emrin kontestues për maqedonasit “Vanço Mihajllov” u hap para disa javësh në Manastir, ndërsa pati reagime të mëdha në opinionin në vend pse u lejua një gjë e tillë./Telegrafi/


Konfirmohet identiteti i personit që ka djegur Qendrën Kulturore bullgare në Manastir

Advertisement

 

Angellov: Klubi “Vanço Mihajllov” u hap që të digjet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy