Angelovska: Masa për mbështetje financiare prej 14.500 denarëve do të vazhdoj edhe për muajin qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angelovska: Masa për mbështetje financiare prej 14.500 denarëve do të vazhdoj edhe për muajin qershor

Ministrja e Financave, Nina Angelovska, sot deklaroi se masa për ndihmë financiare prej 14.500 denarë për punëtorë për punëdhënësit për shkak të kryerjes së pagesës së pagave është zgjatur edhe për një muaj tjetër (qershor).

“Zgjatja do të mbështesë të gjitha kompanitë që do të përballen me rënie të të ardhurave prej më shumë se 30% gjatë muajit qershor, në mënyrë që të mbajnë punëtorët dhe pagat në nivel të duhur. Në përputhje me kërkesat e bashkësisë së biznesit dhe analizat e bëra, si dhe në përputhje me mundësitë, në seancën e sotme Qeveria miratoi Dekretin për ndryshime, i cili parashikon zgjatjen e masës për muajin qershor”, njoftoi Angelovska.

Masa është pjesë e një sërë masash të dyta, të krijuara për periudhën në të cilën ekonomia dhe kompanitë u përballën me goditjen më të madhe, kur hynë në fuqi masat kufizuese dhe mbyllja e plotë, ndërsa ne tani jemi në fazën e rihapjes graduale të ekonomisë dhe rigjallërimit të periudhës.

Lexo po ashtu:

Angellovska: Kartelat pagesore së shpejti në duart e qytetarëve

Advertisement

Thirrja do të shpallet nga Ministria e Ekonomisë gjatë fundit të kësaj jave./Telegrafi/

Angelovska: Masa për mbështetje financiare prej 14.500 denarëve do të vazhdoj edhe për muajin qershor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy