Prej 50 deri në 500 euro do të ketë ndihmë financiare për të rinjtë, Ademi: Synohet punësimi më i shpejtë i tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka publikuar tre lloje të ndihmave financiare që do të mund t’i marrin nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë deri në moshën 29-vjeçare.

“Është paraparë shpërndarje e tre lloje të ndihmave financiare apo vauçerë për shkollarët e mesëm, për studentë dhe për të rinj deri në moshën 29-vjeçare që të sigurohet fuqia e tyre për të kontribuar në standardin e nxënësve dhe të studentëve dhe me fokus për zhvillim e shkathtësive digjitale”, tha Ademi, njofton TV21.

Lloji i parë i ndihmës financiare parasheh vauçerët që do të arrijnë vlerën deri në 6 mijë denarë dhe do t’u ndahet studentëve të familjeve me të ardhura të ulëta, kurse mjetet do të përdoren për të mbuluar participimin për studimet dhe për strehim në konvikte studentore.

Lloji i dytë i ndihmave paraqesin kartelë në vlerë prej 50 euro kjo për studentët për blerje të produkteve vendore.

Advertisement

Dhe lloji i tretë i ndihmave financiare kap vlerën prej 30 mijë denarë kjo për bashkëfinancim të studentëve për trajnim dhe kurse për shkathtësi digjitale. Me këtë lloj të ndihmave, ministri Ademi thotë se do të mundësohet edhe punësim më i shpejtë i të rinjve.

“Këto janë të nevojshme dhe kërkohet me vite, kurse tash posedimi i tyre është kusht bazik për gjetjen e punës”, tha Ademi.

Për mënyrën e aplikimit ndaj këtyre ndihmave është duke u përpiluar plan dhe publiku do të njoftohet në kohë, njoftoi ai, ndërkaq shtoi se ndihmat do të mund t’i marrin gjatë muajit qershor ose më së voni deri në korrik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy