Bekteshi: Nëse ka mundësi financiare, do të vazhdojë mbështetja për kompanitë me 14.500 denarë për të punësuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot kumtoi se nëse ekzistojnë mundësi financiare, Qeveria do ta vazhdojë masën me të cilën kompanive u paguhen nga 14.500 denarë për mbështetje për çdo të punësuar.

Gjatë fundjavës është mbajtur takim me odat, në të cilin, siç tha Bekteshi janë shqyrtuar të gjitha propozimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë fundjavës kemi pasur takim, janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe kërkesat e odave njëra prej të cilave është të vazhdohet mbështetja prej 14.500 denarë. Disa vlerësojnë se kjo do të jetë një muaj, disa dy. Po bëhen analiza edhe për mundësitë në kuadër të programit COVID-19″.

“Nëse kemi mundësi financiare, pse të mos e vazhdojmë masën dhe të mos u dalim në ndihmë pronarëve të sektorit privat në vend”, tha ministri në konferencën për shtyp në të cilën informoi se fillon masa për mbështetjen e hotelerive./Telegrafi/

Advertisement

Bekteshi: Nëse ka mundësi financiare, do të vazhdojë mbështetja për kompanitë me 14.500 denarë për të punësuarit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy