Angelovska: Të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet do të marrin kartelat pagesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë qytetarët që kanë përmbushur kushtet, ndërsa nuk janë në listën e fituesve të kartelave pagesore për shkaqe të gabimeve teknike, ajo do të rregullohet dhe qytetarët do të marrin kartelat. Po për këtë do të duhen disa ditë, me qëllim që institucionet të kontrollojnë të dhënat, informoi ministrja e Financave, Nina Angelovska për “Utrinski Brifing”.

Numri i ankesave të qytetarëve, por edhe të rinjve, që nuk janë në listën e fitimit të kartelës pagesore po rritet, dhe kjo do të tejkalojë numrin mbi 20 mijë.

“Sipas informacioneve të mia që i kam marrë nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, sepse aty kanë shkuar ankesat, numri i ankesave që ishte 20.000 tash është rritur. Siç dihet afati për dërgimin e ankesave është deri nesër”, tha Angelovska.

Ajo tha se për të gjithë ku ka gabime teknike, ndërsa qytetarët i plotësojnë kushtet, gabimi do të përmirësohet dhe qytetarët do t’i marrin kartelat./Telegrafi/

Advertisement

Angelovska: Të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet do të marrin kartelat pagesore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy