Turma para bankave në Tetovë, qytetarët presin kartelat pagesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Tetovë janë parë turma të mëdha dhe grupime të qytetarëve para bankave, postave dhe institucioneve tjera në nivel lokal dhe shtetëror, për shkak të lëshimit të kartelave pagesore për ndihmë të qytetarëve në kohën e pandemisë.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, tha se institucionet para të cilave grupohen qytetarët, duhet të sigurojnë numër më të madh të zyrtarëve, në mënyrë që sipas saj, më lehtë të shkojë dhënia e kartelave pagesore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është vrejtur rritje e numrit të qytetarëve para bankave, që lidhet me lëshimin e kartelave pagesore. Me qëllim që të shmangen skenarët e padëshiruara të infektimeve eventuale si rezultat i tubimeve masive, apelojmë tek bankat komerciale që ta rrisin numrin e zyrtarëve në sportele dhe hyrje të bankave”, tha Teuta Arifi, pas mbledhjes së sotme të shtabit të krizave.

Në pyetjen e gazetarëve, se pse sipas marrëveshjes së prillit, nuk ka akoma policë dhe ushtarë, ajo tha se marrëveshja është në fuqi, por mendon se këto tubime janë të përkohshme.

Advertisement

“Duhet të kemi parasysh se policia dhe ushtria i kanë duart plot me punë në terren. Tani kur nuk ka ndalesë për lëvizje, ka probleme tjera dhe policia duhet të jetë në terren”, tha Arifi.

Ndryshe, sot shtabi i krizave në Tetovë vendosi të shfuqizojë ndalesën për transportin publik./Telegrafi/

Turma para bankave në Tetovë, qytetarët presin kartelat pagesore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy