Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas një informate hapi rast për të vërtetuar akuzat për keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish-ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në një deklaratë për AIM-në thotë se nesër do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit.
OBRM=PDUKM filloi dje me konferenca për media të quajtura “Bisera Antoneta” në të cilat pretendojnë se ish-ministrja e Kulturës në udhëtimet zyrtare ka shpenzuar mjete buxhetore për qëllime private.
Kostadinovska-Stojçevska sot në një konferencë për media tha se do të mbajë përgjegjësi nëse konstatohet parregullsi, në të kundërtën paralajmëroi padi kundër OBRM=PDUKM-së./Telegrafi/
The post Antikorrupsioni hapi rast për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish-ministrja Kostadinovska Stojçevska appeared first on Telegrafi.