Anulohen për javën e ardhshme masat e reja për vaksinim të detyrueshëm në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se masat që kanë të bëjnë me vaksinimin kundër coronavirusit janë anuluar për javën e ardhshme.

Masat e reja ishin masa të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa këtë javë pritej të miratoheshin në qeveri.

Masat e reja kishin të bëjnë kryesisht për punëtorët e sektorit publik nga ku kërkohet që të gjithë punonjësit në këtë sektor të vaksinohen ose çdo 72 orë të paraqesin PCR test.

“Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojë që të gjithë të punësuarit në sektorin publik në vetqeverisjen lokale, institucionet qeveritare, për të shkuar në vendin e punës, të tregojnë vërtetim për së paku një dozë të pranuar të vaksinës kundër COVID-19, test negativ PCR që do të vlejë së paku 72 orë, i cili do të duhet të bëhet me harxhim personal. Dhe si mundësi e tretë do të jetë vërtetimi për shërim nga COVID-19, jo më i vjetër se 45 ditë”, u shpreh para një jave Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Anulohen për javën e ardhshme masat e reja për vaksinim të detyrueshëm në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy