Kryetari dhe deputeti i “E majta”, Dimitar Apasiev tha se “nëse doni incidente, do të keni incidente”.

“Nëse në komision në ora 14:00 nuk ka amendamente të partisë ‘E majta’, ju paralajmëroj të thirrni sigurim dhe ta bëjmë magjinë e madhe. Nëse dëshironi luftë, luftë do të keni”, tha deputeti Apasiev.

Reagimi i tij vjen pasi që ai vet akuzoi kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, se ka refuzuar të pranojë amendamentet e partisë së tij.

Apasiev reagon se pse Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësimi në Ligjin për shtetësi miratohet me flamur evropian. Sipas tij, me këtë procedurë, shkelet Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Apasiev paralajmëron incidente në Kuvend shkruan Telegrafi.