Apasiev ndaj Xhaferit: Deri tani keni bërë teatër në Kuvend, tani kryeni vepër penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Dimitar Apasiev edhe pse kërkoi procedurale para votimit të seancës së 32-të, megjithatë fjalim para foltores mbajti pas votimit.

“Kërkova 20 herë procedurale, nuk më lejuat, edhe pse duhej. Deri tani keni bërë teatër në Kuvend, sot po kryeni vepër panele”, tha Apasiev.

Ai shtoi se ligji parasheh izolim dhe karantinë për çdo të infektuar me COVID-19 dhe se dy deputetët që kanë ardhur me skafanderë kanë ardhur duke shkelur ligjin.

“Kjo është vepër panele, dhe për këtë nuk vlen imuniteti”, tha Apasiev duke shtuar pas pas rrëzimit të regjimit deputetët do të shkojnë në burg.

Advertisement

Apasiev tha se Xhaferi ka lejuar i gjithë Kuvendi të shkojë në karantinë./Telegrafi/

Apasiev ndaj Xhaferit: Deri tani keni bërë teatër në Kuvend, tani kryeni vepër penale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy