minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Apasiev takohet me ambasadorin rus, distancohet nga veprimet e diplomacisë së Maqedonisë ndaj Rusisë - Struga.info


Apasiev takohet me ambasadorin rus, distancohet nga veprimet e diplomacisë së Maqedonisë ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e partisë “E majta”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov sot kishin takim me ambasadorin e Federatës së Rusisë, Sergej Bezdnikin.

Sipas partisë “E majta”, në takim u bisedua për temat vendore dhe ndërkombëtare me theks të veçantë, siç thonë nga kjo parti, operacioni special ushtarak në Ukrainë dhe pasojat.

“U theksua procesi i denacifikimit dhe eliminimit të rreziqeve nga lëvizjet ekstreme të djathta, radikale dhe neonaciste që janë rrezik për çdo demokraci bashkëkohore. U hapën edhe çështjet e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor si dhe deklaratat rusofobe të shefit të diplimacisë, Bujar Osmani që u vlerësuan si deklarata provaktore dhe armiqësore dhe aspak nuk kontribojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes popullit maqedonas dhe rus”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Nga kjo parti shtojnë se deputeti Apasiev u distancua nga veprimet e diplomacisë së Maqedonisë duke theksuar se këto veprime antiruse nuk pasqyron vullnetin e shumicës së maqedonasve.

Advertisement

“Po ashtu u dënuan edhe sanksionet jo të nevojshme që Maqedonia, nën trysni të BE-së dhe NATO-s i vendosi te Federata e Rusisë nga ku humbësit më të mëdhej janë bujqit maqedonas”, thuhet mes tjrash në komunikatën e kësaj partie./Telegrafi/

The post Apasiev takohet me ambasadorin rus, distancohet nga veprimet e diplomacisë së Maqedonisë ndaj Rusisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy