Arben Taravari takoi komandantin e Renxherëve, Mentor Saiti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij një delegacion të Njësisë për operacione speciale –
Renxherët, të udhëhequr nga komandanti i njësisë, nënkoloneli Mentor Saiti. Në takim, kryetari Taravari dhe komandanti
Saiti, bashkëbiseduan për gjendjen e krijuar me pandeminë nga COVID -19 dhe shkëmbyen informacione në lidhje me aktivitetet që po
ndërmarrin organet të cilat ata i përfaqësojnë. Shkas i takimit ishte ndarja e pakove me produkte ushqimore dhe higjienike për 10
familje nevojtare, të cilat do t’i përzgjedhë Komuna e Gostivarit nga lista prioritare për ndihma emergjente.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy