Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve në dalje të Gjevgjelisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” mbrëmë në ora 20:30 minuta në dalje të Gjevgjelisë, kanë dhënë shenjë për ndalje automjetit “seat toledo”, me targa regjistrimi të Shkupit, por i njëjti nuk është ndalur. Shumë shpejt automjeti është ndalur dhe në afërsi të pikëpagesës Smokvicë në të janë gjetur 7 persona emigrantë nga Siria.

Në të njëjtën kohë, në dalje të Gjevgjelisë është ndaluar automjeti “bmw”, me targa regjistrimi të Shkupit, në të cilin janë gjetur 6 persona emigrantë nga Siria. Shoferi A.N. (27) nga f. Koliçanë i Epërm-Shkup, është përpjekur të arratiset,

Më datën 30.04.2022 rreth orës 02:00 është kapur dhe nga liria është privuar edhe shoferi i “seat toledo”- O.I. (21) nga f.Uji i Kuq, komuna Studeniçan. Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat. Personat migrantë janë dërguar në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve në dalje të Gjevgjelisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy