Arrestohen dy persona për zhvatje në Strumicë, kallëzohen penalisht nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Strumicë, së bashku me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në koordinim me zyrtarët policorë nga SPB Shkup, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, ka arrestuar I.J.(40) nga Strumica dhe F. S. (36) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “zhvatje”.

Përkatësisht, më 9 gusht 2022 A.T. nga Strumica ka raportuar se në vitin e kaluar të dyshuarit I.J. dhe F.S. në disa raste me kërcënime verbale dhe me armë kanë arritur t’i zhvasin rreth 20 mijë euro.

“Nga ana e SPB Strumicës te Prokuroria e Strumicës është dorëzuar kallëzim penal kundër të dy personave”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Arrestohen dy persona për zhvatje në Strumicë, kallëzohen penalisht nga policia shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy