Arrestohen pesë persona gjatë një kontrolli në një koncert muzikor në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se dje (14/15.05.2022) nga ana e zyrtarëve policorë të Njësitit për tregti të kundërligjshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, gjatë kontrollit në një objekt në zonën e Qendrës, ku është mbajtur koncert muzikor, janë arrestuar pesë persona.

Nga MPB thonë se te personat B.M (45), A.S (26), të dy nga Shkupi dhe V.M (27) nga Republika e Kosovës u gjet marihuanë, te D.N (23) është gjetur mbetje marihuane, ndërsa te M.A (23) materie pluhur.

“Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

Arrestohen pesë persona gjatë një kontrolli në një koncert muzikor në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy