Arrestohen pesë persona në Gostivar dhe Tetovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB-Tetovë njofton se dje kanë kryer dy bastisje në Gostivar dhe Tetovë ku ka arrestuar pesë persona për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

Në Çajle të Gostivarit, në ora 23:35 policët kanë arrestuar G.S.(30) nga Gostivari dhe B.D.(22), B.D.(27) dhe B.D.(22) nga Çajlja, pasi janë kapur me marihuanë.

Që të tre janë mbajtur në Stacion Policor në Gostivar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia njofton se kontrolle janë kryer edhe në Tetovë ku kanë arrestuar dy persona.

Advertisement

Policët në këtë aksion kanë arrestuar E.A.(24) nga Kamjani i Tetovës dhe F.R.(25) nga Siniçani i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur pluhur droge.

Pas plotësimit të dokumentacionit për rastet, shtojnë nga policia, do të ngriten parashtresat e duhura./Telegrafi/

Arrestohen pesë persona në Gostivar dhe Tetovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy