Arrestohen tre persona për vjedhje në Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në koordinim dhe bashkëpunim me SPB Kumanovë, SPB Shkup, Aerodrom dhe Draçevë si dhe SPB Çair, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, kanë zbardhur veprën penale “grabitje”” e kryer më 23.02.2022 në Kumanovë, gjatë së cilës një personi i janë marrë 3.745.000 denarë në valuta të ndryshme, ndërsa MPB-ja e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave nga neni 237 i Kodit Penal.

Përkatësisht, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “grabitje”, është parashtruar kallëzim penal kundër M.R.(25), S.R.(28) dhe Sh.R.(19), të gjithë nga fshati Studeniçan.

Gjithashtu, në vazhdën e aktiviteteve, punonjësit e policisë kanë kontrolluar katër lokacione në banesat e tre personave, gjatë të cilave janë gjetur objekte me origjinë nga krimi.

Personave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Advertisement

Arrestohen tre persona për vjedhje në Kumanovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy