Arrestohet një 20-vjeçar në Tetovë, tentoi t’i shtyp policët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tetovës informon se dje është arrestuar një 20-të vjeçar i cili është munduar të shkelë nëpunësit policor. I riu së pari ka refuzuar të legjitimohet, ndërsa pastaj e ka nisur automjetin.

“Rreth orës 21:50, në rrugën “Mihajlo Rajçeviq” në Tetovë, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e arrestuan një tetovar 20 vjeçar A.M., i cili njëzet minuta para ngjarjes ka refuzuar të legjitimohet dhe është sjell në mënyrë agresive ndaj tyre në rrugën “Boris Kidriç”. Atje ka qenë i parkuar me automjetin e tij “folksuagen pasat” me targa të Tetovës. Për një moment ai e ka nisur automjetin dhe është mundur t’i shkelë nëpunësit policor. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Arrestohet një 20-vjeçar në Tetovë, tentoi t’i shtyp policët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy