Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në orën 02:40 pas mesnata, në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, policia ka arrestuar 31-vjeçarin A.G nga Shkupi, i cili me furgonin e tij “Iveco” me targa të Shkupit, ka transportuar 26 persona, emigrantë nga Siria, Pakistani, Egjipti dhe India.

Siç njoftojnë nga MPB, pasi është ndaluar furgoni, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë parandaluar.

“Shoferi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transite Vinojug në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy