MPB njofton se dje kanë arrestuar një person nga Kërçova për tregti me lëndë narkotike.

“Më 4 mars 2022, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale-Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës, Njësiti Special Antiterrorist “Tiger” kanë ndaluar E.P. nga Kërçova, diler kokaine, i cili po ashtu kërkohej për dhunë.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën kokainë, katër peshore, para, lista të debitorëve që kishin blerë drogë nga ai dhe babai i tij A.P.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e E.P. policia është penguar nga N.P. për të cilën do të ketë kallëzim të duhur penal sipas nenit 382 dhe 368 të Kodit Penal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kundër E.P. dhe A.P. do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Arrestohet një person në Kërçovë për tregti me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.