Arrestohet një person në Tetovë, kapet me marihuanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se mbrëmë (23-janar) rreth orës 01:20, në rrugën lokale Pirok-Rakovec të Tetovës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 27-vjeçarin B.I. nga Piroku i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Opel Vektra” me targa regjistrimi sllovene, të cilën e kishte drejtuar dhe në të cilën janë transportuar edhe dy persona të tjerë nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”.

“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Arrestohet një person në Tetovë, kapet me marihuanë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy