Arrestohet një person nga Tetova për drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policët e SPB-së Tetovë mbrëmë (26 prill) rreth orës 19:00 e 10 minuta, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar 51-vjeçarin tetovar G.G, pasi gjatë kontrollit u gjet më shumë se një kilogram marijuanë.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me parashtresë përkatëse, sot (27 prill) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Arrestohet një person nga Tetova për drogë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy