Arrestohet një vjedhës në Shkup, kapet në flagrancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se sot (13.11.2023) zyrtarët policorë në Shkup kanë arrestuar E.A (36) nga Koçani. Ai dyshohet se rreth orës 01:30 ka tentuar të marrë sende nga një hotel në zonën e Qendrës, por është vënë re dhe është ndaluar nga një punonjës dhe një roje sigurie.

Nga MPB thonë se ai i ka kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe ka sulmuar me një send të fortë rojen.

“E.A është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Arrestohet një vjedhës në Shkup, kapet në flagrancë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy