Arrihet marrëveshja për blerjen e tepricave të duhanit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e 55-të Qeveria, ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për situatën rreth blerjes së duhanit nga mbledhja e vitit 2020 dhe miratoi konkluzionin që Kombinati I Duhanit të Prilepit t`i ndërmarrë të gjitha aktivitetet që të blihen 700 ton shtesë nga teprica e mbledhjes së fundit.

Si pronar dominant i Kombinatit të Duhanit Prilep, Qeveria përmes përfaqësuesit të saj në këtë shoqatë aksionare do të inicojë procedurën për realizimin e këtij konkluzioni në bordin e aksionarëve të këtij kombinati.

Në këtë seancë, Qeveria, miratoi edhe informacionin se disa ndërmarrje blerëse kanë shfaqur gatishmëri për të blerë edhe rreth 600 ton nga teprica e duhanit nga viti 2020, kurse Kombinati i Duhanit Prilep merr realizimin e 785 marrëveshjeve nga Dalija Tabak Dellçevë për blerjen e duhanit nga prodhuesit, për shkak se kjo kompani nuk I ka siguruar mjetet e nevojshme për blerjen e 455 tonëve të parashikuara me këto marrëveshje.

Arrihet marrëveshja për blerjen e tepricave të duhanit në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy