Arsimi në Maqedoni duhet të përballet me sfida reale dhe të reformohet, thotë eksperti Limani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arsimi në Maqedoni duhet të përballet me sfida reale dhe të reformohet, thotë eksperti Limani

Për sfidat e arsimit në Maqedoni, për të ardhmen e shkollimit por edhe anomalitë aktuale të arsimit në përgjithësi në Ballkan për Telegrafi Maqedoni kemi folur me ekspertin e arsimit dhe komunikimit, Artan Limani.

Eksperti Limani ka thënë se në arsimin në Maqedoni duhet që të bëhen reforma rrënjësore që gjeneratave të reja të ju jepet arsim më cilësor.

Reformat e paralajmëruara në arsimin e Maqedonisë, sipas Limanit duhet të garantojnë cilësi, por duhet të parë se sa do të zgjas dhe sa i madh është vullneti për të ndryshuar. “Transformimi i arsimit duhet të niset nga thelbi, ku do të reformohet fakulteti i pedagogji, ku edhe përgatitën arsimtarët dhe profesorët e ardhshëm”.

Për mësimin profesional, Limani ka thënë se kjo nuk duhet të përdoret nga politika si vegël për partitë politike që duan të rrisin punësimin në vend. Sipas tij, duhet të ndryshohet qasja e mendimit për këtë arsim dhe edukim.

Advertisement

Korrupsioni, keqpërdorimi dhe mungesa e demokracisë, janë disa nga problemet në arsimin në Maqedoni.

Eksperti Limani ka thënë gjithashtu se politika ka humbur kualitetin e universiteteve në Ballkan dhe kjo ka ndikuar edhe në mënyrën se si prodhohen kuadro të reja për të ardhmen.

Limanin, Telegrafi Maqedoni e ka pyetur edhe për edukimin medial dhe sa është e nevojshme kjo për gjeneratat e reja. Ai mes tjerash tha se edukimi medial është shumë i duhur për të gjithë. Tek fëmijët ai tha se edukimi medial duhet të fillojë që nga klasa e parë. Por, ai propozoi që ky edukim të mësohet edhe nga të rriturit, pasi edhe ata shpesh bien preh e lajmeve të rrejshme. Këtë formë mësojnë edhe të rriturit në SHBA.

Advertisement

Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

 

Arsimi në Maqedoni duhet të përballet me sfida reale dhe të reformohet, thotë eksperti Limani shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy