Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit dhe e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Danella Arsovska sot për TV24 doli e vetme me kërkesë të saj, për shkak se nuk dëshiron të jetë në debat me Petre Shilegovin. Më herët ajo refuzoi debatin edhe për TV Telma.

“Unë besoj se e dini se ballafaqimin tim e kishim te ju, me 12 kandidatë dhe më pas me 6 kandidatë dhe në fund me tre kandidatë. Disa herë e luta që të më kërkojë falje për atë që bën. Më sulmon personalisht dhe mi mohon cilësitë dhe kualifikimet e mia, më degradon si personalitet”, tha Arsovska.

Ajo kërkoi që Shilegov të kërkojë falje dhe nuk do të ndajë tryezën me persona që vazhdimisht shpifin kundër saj.

Ndryshe, Arsovska është duke fituar me rreth 7 mijë vota kundrejt kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov./Telegrafi/

Advertisement

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy