Arsovska për dorëheqjet e drejtorëve: Duhet t’u raportojnë qytetarëve, jo kryetarëve të partive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Danella Arsovska ka reaguar pas dorëheqjeve të sotme në Bashkinë e Shkupit.

Ajo përmes një shkrimi ka bërë të ditur se personalisht iu ka ofruar drejtorëve që vet të dorëhiqen, në të kundërtën të njëjtit do të shkarkoheshin.

Arsovska thekson se “ata kanë raportuar te kryetarët e partive, e jo para qytetarëve”.

“Për shkak të punës joadekuate, mosdhënies së rezultateve dhe mosrespektimit të udhëzimeve të Bashkisë së Shkupit, drejtorët kanë marrë ofertë për dorëheqje ose shkarkim. Bashkia e Shkupit është qyteti i të gjithë Shkupit, andaj të gjithë bartësit e këtyre posteve përgjegjëse drejtuese në qytet janë të obliguar t’u raportojnë qytetarëve, e jo kryetarëve të partive. Shkupi duhet të jetë qytet modern, qytet i të gjithë shkupjanëve”, thekson Arsovska.

Advertisement

Përçarjet me të i kanë konfirmuar edhe nga OBRM-PDUKM. Zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, sot në konferencë për shtyp tha se Arsovska nuk e ka më mbështetjen e OBRM-PDUKM-së. Ajo tha se partia nuk është e kënaqur me rezultatet e Arsovskës./Telegrafi/

Arsovska për dorëheqjet e drejtorëve: Duhet t’u raportojnë qytetarëve, jo kryetarëve të partive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy