Rikonstruktimi i sallës Universale, që u dogj ditë më parë, nuk do të nisë menjëherë. Fillimisht duhet të kryhen hetimet e më pas ekspertiza për të parë se nga ku të rinisin punët. Pas një brifingu që mbajtën në Ministrinë e Kulturës, përfaqësues nga mbikëqyrja dhe kontraktori, folën para gazetarëve duke treguan për hapat që do të ndërmerren. Treguan se pjesa që u dogj, ishte paraparë që të largoheshin nga salla, andaj Salla Universale do të ndërtohet brenda afatit të parashikuar.
Llazar Arsovski nga kompania që po kryen rindërtimin e Sallës Universale, tha se zjarri nuk e ka dëmtuar vetë projektin e sallës, por kryesisht janë djegur gjërat që është dashur të zhvendosen nga vendi.
“Varet nga, fillimisht hetimi se si ndodhi gjithçka, me shumë gjasa do të ketë ekspertizë dhe do të duhet të shqyrtohet ndërtimi i ri, këtë do ta bëjnë institutet dhe nëse të tregohet nëse nuk është cenuar konsistenca e materialit, atëherë do të vazhdohet me punë. Nëse është e kundërta, pjesa e dëmtuar do të çmontohet dhe do të niset me ndërtimin e ri”, u shpreh Lubin Makarovski, mbikëqyrës.
“Dy kompanitë tona, çdo dëm që është bërë, që do të shihet në terren, edhe për personat e tretë, përgjegjësinë do ta mbajnë kompanitë tona. Objekti i ri, ja unë do të jem pak më optimist se mbikëqyrësi, mund të fillojë shpejt, çdo dëm që është në konstruksionin e ri të çelikut, nëse konstatohet, do të ndërrohet dhe e gjitha kjo do të rregullohet”, tha Llazar Arsovski, kompania që kryente rikonstruktimin.
The post Arsovski: Salla Universale do të vazhdojë të ndërtohet appeared first on Telegrafi.