Arta Bilalli-Zendeli: “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, deputetët shqiptarë do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në TV21 ka folur për qëndrimin e deputetëve shqiptarë karshi procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Ajo tha se shqiptarët gjithmonë janë nisur nga thënia e rilindasit, Sami Frashëri, “që për shqiptarët dielli lind në perëndim”.

“Nuk paramendoj se ndonjë deputet shqiptarë nuk do të votojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe nuk dua t’i komentoj me emra të përveçëm kolegët e mi apo paraqitjet e tyre. Për shqiptarët dielli lind në perëndim dhe ne nuk do të kemi lëvizje nga ky qëndrim që e ka thënë që moti Sami Frashëri”, tha Arta Bilalli-Zendeli.

Ajo foli edhe për procesin e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt NATO-s. Sipas saj, kjo ndarje i ka zgjatur rrugën Maqedonisë në integrimin edhe në aleancën atlantike.

Advertisement

“Duhet të institojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga pakoja me Shqipërinë”, tha Bilalli Zendeli.

 

Arta Bilalli-Zendeli: “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, deputetët shqiptarë do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy