ASH-AA: Enti Shtetëror për Statisika kryen vepër penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet një njoftimi thonë se “Enti Shtetëror për Statistika i cili sot njoftoi se nuk do të fillojë procesi i regjistrimit në terren, në kohën kur ky regjistrim veçmë ka filluar në bazë të ligjit në fuqi, është duke kryer vepër penale”.

“Ky refuzim për të zbatuar ligjin është goditje e rëndë mbi parimin e sigurisë juridike, si koncept themelor i shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje Prokurorisë që urgjentisht t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e shtetit të së drejtës, duke ngritur aktakuzë kundër Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të Entit shtetëror për statistikë”, thuhet në njoftimin e ASH-AA.

Ata përkujtojnë edhe prokurorinë se çfarë thotë neni 16 dhe 18 i Ligjit për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare.

“Neni 16 – Enti Shtetëror i Statistikës kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen, organizimin dhe realizimin e Regjistrimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe kryen mbikëqyrje të punës së personave – pjesëmarrës në Regjistrim. Neni 18 – Në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, në kryerjen e punëve të caktuara të Regjistrimit marrin pjesë: Ministrja e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikë Sociale, MPJ dhe Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive dhe bartësit e përmbledhjeve të të dhënave”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

 

 

 

ASH-AA: Enti Shtetëror për Statisika kryen vepër penale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy