ASH: Ministria e Mbrojtjes nuk e përfill gjuhën shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në propozim ndryshimet e ligjit për shërbim në armatë, Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e respektojnë kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk e përfill gjuhën shqipe, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

ASH paralajmëron se do të kërkojë tërheqjen e këtij propozim ligji. Deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe, tha se shpreson se intervenimi i tij tek shërbimet kuvendore të ketë ndikuar në anulimin e mbledhjes së sotme të komisionit për mbrojtje dhe siguri.

“Qeveria ka qenë e obliguar të merr parasysh këto vendime, ligjin për përdorimin e gjuhëve që të propozon ndryshim edhe në nenin 5, gjë që nuk propozohet. Unë shpresoj që arsyeja e anulimit të mbledhjes së komisionit për mbrojtje është kjo, për shkak se unë paraprakisht intervenova te shërbimet… Ky mosndryshim dhe mospërfshirje e këtij neni, neve na pamundëson që të propozojmë amendamente për vendosjen e gjuhës shqipe. Sepse thash kushtetuta dhe ligjet garantojnë”, tha Snopçe

The post ASH: Ministria e Mbrojtjes nuk e përfill gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy