minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Asnjë rast me Omicron në Maqedoni, dominues është lloji Delta - Struga.info


Asnjë rast me Omicron në Maqedoni, dominues është lloji Delta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse në shtetet e botës me shpejtësi përhapet lloji Omicron i coronavirust, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar asnjë rast. Në vend akoma dominues është lloji Delta.

Ndërkohë, organet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim, e cila sipas tyre, paraqet daljen e vetme nga pandemia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lloji Omicron dje për herë të parë u konfirmua në Ballkan, gjegjësisht në Kroaci.

Dje sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë u konfirmuan 101 raste të reja me COVID-19, nga 1.299 testime. Të vdekur u paraqitën 13 persona, ndërsa të shëruar 393.

Advertisement

Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 217.400 persona, prej të cilëve 203.967 janë shëruar, ndërsa 7.658 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 5.775./Telegrafi/

The post Asnjë rast me Omicron në Maqedoni, dominues është lloji Delta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy