Atanasov: Shpëtimi i Maqedonisë është forca e tretë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesori universitar, Petar Atanasov në “Utrinski brifing” tha se nuk ka ndryshime te njerëzit e LSDM-së.

Ai po ashtu theksoi se Kovaçevski do të jetë kryetari i ri i LSDM-së dhe kryeministri i ardhshëm.

“Njerëzit në LSDM nuk ndryshuan. Fjalimet demagogjike nuk kalojnë. Shpëtimi i Maqedonisë është forca e tretë politike e cila do të rritet në parti politike që do të ofrojë ndryshime reale menjëherë pas ardhjes në qeveri”, tha Atanasov duke shtuar se asnjë parti politike deri tani nuk ka arritur të jetë forcë e tretë politike.

Kujtojmë se LSDM më 12 dhjetor do të mbajë zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa në garë janë Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski si dhe Jovan Despotovski./Telegrafi/

Advertisement

Atanasov: Shpëtimi i Maqedonisë është forca e tretë politike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy